
Transportonte me makinë emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Korçë


Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar.
Në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale E. V., i cili është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme