Transformimi i piramides ne qender te Kryeqytetit (Foto)

04/02 17:43
Credits to Apollon TV
Transformimi i piramides ne qender te Kryeqytetit (Foto)

Është prezantuar sot projekti i ri i rijetëzimit të Piramidës, një projekt transformimi arkitektonik i studios hollandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.

Projekti synon kthimin e piramidës në një kampus me 18 salla që do të jenë klasa për IT dhe robotikën kryesisht.

Projekti do të ndaj Piramidën në 3 zona ku një pjesë do të jetë për Tumo dhe klasat që do të zhvillohen brenda, një pjesë do të jetë sistem biznesesh dhe sipërmarrës të IT ku do shumë prej Startup-eve do të bëjnë praktikën dhe të testojnë produkte.

Ndërsa 1/3 e godinës do të jepet me qera për bizneset për të siguruar të ardhura për bursat e studentëve dhe mirëmbajtjen e godinës.

Risi do të jetë riciklimi i gjithë materialit të mbetur në piramidë, i cili do të përdoret për krijimin e ndërtesës së re.

Gjithsej do të ndërtohen 14 klasa brenda dhe 4 në trup të ndërtesës, ndërsa pjesa e jashtme rrëshkitëse do të jetë me shkallë si vendpushimi për studentët.

Projekti do të financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, Qeveria Shqiptare si dhe Bashkia Tiranë dhe projekti pritet të përfundojë në vitin 2023.

Piramida synohet të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në rajonin e Ballkanit.

Qendra Tumo, do të kthehet në një hapësirë digjitale, Startupet ku do të testojnë produkte , të trajnohen,

Ambicia , krijimi i një salle me 300 kompjutera dhe një ambient për 3000 fëmijë, duke krijuar një kampus digjital në qendër të Tiranës./Tema

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.