Transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari

27/06 9:43
Credits to Apollon TV
Transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka ekstraduar drejt vendit tonë 30-vjeçarin shqiptar Silvester Driza.

Ky i fundit  ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale , “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.