TRAGJIKE/ Një javë më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërron jetën nga Covid-19 edhe pedagogia e Ekonomikut

13/03 10:12
Credits to Apollon TV
TRAGJIKE/ Një javë më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërron jetën nga Covid-19 edhe pedagogia e Ekonomikut

Ka humbur jetën pedagogia e Universitetit Ekonomik të Tiranës Vjollca Karapici (Ibrahimi) në moshën 69-vjeçare si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Universiteti i Tiranës, ku shkruhet se ajo prej 45 vitesh ka dhënë kontributin e saj.

Kjo është humbja e dytë për familjen Karapici, pasi pak ditë më parë u nda nga jeta kryefamiljari, Dr.Fatmiri Karapici, i prekur gjithashtu nga Covid-19.

E plotë

Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici.

Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit,  ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.

Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.

Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte.

Do te na mungosh shume Zysh Vjollca!

Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe  kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes!

Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve.

Rektori

Artan Hoxha

Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser,  diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.