Tragjike! Koronavirusi iu merr jetën brenda tri ditësh dy vëllezërve biznesmenë

27/12 14:03
Credits to Apollon TV
Tragjike! Koronavirusi iu merr jetën brenda tri ditësh dy vëllezërve biznesmenë

Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundit, pasi dy anëtarët e familjes, vëllezërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot. Te dy ishin të infektuar me koronavirus.

Dy vëllezërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetri me hotelieri.

Në një bilanc të përgjithshëm, sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë kanë ndërruar jetë 1305 persona si pasojë e koronavirusit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.