Tragjike, aksidentohet për vdekje polici!Gëzim Lazari po kthehej nga shërbimi

16/09 16:41
Credits to Apollon TV
Tragjike, aksidentohet për vdekje polici!Gëzim Lazari po kthehej nga shërbimi

Kishte përfunduar shërbimin dhe u nis për në shtëpi. Por nuk arriti dot, pasi në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, mjeti tip benz me të cilin po udhëtonte u përplas më një makinë me targa të huaja. Përplasja ishte e fortë dhe efektivi i policisë të Komisariatit të Mirditës, Gëzim Lazri ndërroi jetë. Ndërsa shoferi i makinës nga Mali i Zi që po udhëtonte me një makinë tip “Chevrolet” është lënduar. Ai u transportua për në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar nga ana e drejtuesit të makinës “Chevrolet”. Por për të zbardhur zyrtarisht asrsyen polica dhe hetuesit shkuar në vendngjarje për të grumbulluar provat e nevojshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.