Tragjedi në Vlorë/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë në banesë burrë e grua

23/07 19:28
Credits to Apollon TV
Tragjedi në Vlorë/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë në banesë burrë e grua

Një çift ka ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë.

Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes,. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa raportohet se çifti kanë qenë në banesë.

Gazetari bën me dije se kanë qenë fqinjët që i kanë gjetur çiftin në banesë. Gjithashtu edhe grupi i ekspertizës janë nisur në drejtim të fshatit Resulaj për të zbuluar se cili ka qenë shkaku që u ka marrë jetën personave.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.