Trafikuan 2 ton drogë, policia gjermane arreston 20 persona, mes tyre edhe shqiptarë

16/12 14:57
Credits to Apollon TV

Policia gjermane ka shkatërruar një bandë që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit janë arrestuar 20 persona, të cilët dyshohet se kanë trafikuar rreth 2 ton drogë në Gjermani.

Sipas gazetës BILD, të akuzuarit (19 deri 58 vjeç) janë gjermanë, ganezë, libanezë, serbë, irakianë, kroatë, turq, polakë dhe shqiptarë.

Policia në Hamburg të Gjermanisë ka sekuestruar 125 mijë euro në cash, dhjetë armë zjarri dhe një BMV X6.

Mësohet se droga vinte nga Amerika e Jugut dhe futej në Gjermani përmes kamionëve me banane.

Policia arrestoi gjithashtu edhe një person të veshur si babagjysh, i cili dyshohet se shiste drogë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.