
Trafikonin mjete të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri, GJKKO dënon me 30 vite të akuzuarit, mes tyre edhe ish-efektivë policie
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite burg, gjashte te akuzuarit, pasi vidhnin automjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri.
Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të Policisë së Shtetit. Grupi drejtohej nga Selaudin Shahini i cili bashkëpunonte me shtetasit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri.
Kryesuesi i grupit, Shahini u dënua me 7 vite e katër muaj burg. Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish-kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoi akuzën nga trafikim i mjeteve, në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.
Efektivi Ftari Braha u dënua me 6 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimet për grupin nisën shkurtin e kaluar, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës, prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar.