Top 10 emrat më të përdorur për vitin e fundit në Fier

23/03 9:52
Credits to Apollon TV

Duket se vitet e fundit ndikimi i internetit, filmave, serialeve dhe librave të huaj, tek shqiptarët ka ndikuar për vendosjen e emrave tek fëmijët e kësaj gjenerate.

Një tjetër ide për vendosjen e emrit buron nga bashkimi i rrokjeve të para të prindërve.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar se nga viti në vit, te çiftet që sjellin në jetë fëmijë është zbehur tradita e ngjalljes së emrave të gjyshërve apo stërgjyshërve, ndërsa në harresë po lihen edhe të ashtuquajturit emra ilirë.

Në vitet e socializmit, regjimi i asaj kohe caktoi një listë emrash ndaluar për foshnjet që vinte në jetë, ndërsa pati një orientim të pashkruar për familjet shqiptare të qëndronin tek identiteti ilir.

Gjate vitit te fundit bazuar ne te dhenat e INSTAT emri me i perdorur në vendin tonë per meshkuj ishte Noel, me 402 raste, nga keta 16 në Fier. Ndersa per femra ishte Amelia me 499 në total, dhe 19 në Fier.

Top 10 emrat e perdorur vitin e fundit

Persa i perket Fierit, kemi kete renditje:

Amelia 19 here,
Ajla 17,
Aria 7,
Amelja 6,
Amaris 5,
Melisa 4,
Leandra 3,
Klea 3,
Ambra 2,
Reina 2.


Ndersa ne Fier kemi:


16 foshnje te quajtura Noel,
Joel 10,
Roel 9,
Mateo 8,
Alteo 7,
Roan 7,
Luis 5,
Dion5,
Aron 5,
Amar 2

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.