Tom Doshi çështje e “nxehtë”, Yuri Kim “ia lë topin” kryeministrit Rama: PD ishte e qartë, të shohim si do të veprojë PS

23/03 20:41
Credits to Apollon TV
Tom Doshi çështje e “nxehtë”, Yuri Kim “ia lë topin” kryeministrit Rama: PD ishte e qartë, të shohim si do të veprojë PS

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar kërkesën e PD në KQZ, e cila kërkonte nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos lejonte kandidimin e Tom Doshit.

Ajo tha se dëshiron që PS dhe partitë e tjera të jenë po kaq të qarta sa PD.

“Ju më bëtë pyetje mbi personin të cilit i është bërë përcaktimi. Dua të them që është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë.

Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Kam krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar cdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, tha Kim.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.