
Tolgahan shtrohet në spital pas infektimit me Covid-19, çfarë po ndodh me Almeda Abazin?

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman është shtruar në spital pas infektimit me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje të gjithëve se ka vendosur që të trajtohet në spital.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”,- ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.
Modelja shqiptare Almeda Abazi që është edhe bashkëshortja e tij nuk ka bërë asnjë reagim, në rrjetet sociale.
Çifti i njohur në Turqi dhe në Shqipëri janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata zbuluan pak kohë më parë se pas djalit, Efehan, do t’u vijë në jetë një vajzë.