
Tjetër aksident i RËNDË/ “Foristrada” bie në humnerë në Tropojë, shoferi 52-vjeçar…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë pasditen e sotme, ku një makinë ka rënë në humnerë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e Doberdolit, ku makina e tipit “Foristrad” me drejtues një 52-vjeçar ka dalë nga rruga de ka rënë në humnerë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit