TIA jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët shqiptarë: Nëse keni destinacion Spanjën, mos harroni këto rregulla

13/07 15:02
Credits to Apollon TV
TIA jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët shqiptarë: Nëse keni destinacion Spanjën, mos harroni këto rregulla

Tirana International Airport ka dhënë sot njoftimin për të gjithë udhëtarët shqiptarë që kanë si destinacion Spanjën, ku bëhet me dije se për shkak të situatës së rënduar të Covid-19, është e detyrueshme të paraqesin një Formular të Kontrollit Shëndetësor.

Veç kësaj, pas mbërritjes në aeroport udhëtarët duhet të marrin më pas një kod QR (kod që lejon hyrjen në aeroportin e destiancionit).

Kujtojmë se për të udhëtuar drejt Spanjës, nuk nevojitet as testi dhe as vaksinat, por duhet te keni me vete pasaportën, biletën dhe maskën mbrojtëse.

Postimi i plotë i TIA-s:  Spanja – Përditësim

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë

Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit ëëë.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.

Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një  kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.

Në aeroportin e mbërritjes

Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.

Ndërkohë mbeten në fuqi:

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/create (individ)

https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.