Thirrja për shoferët: Rruga Tiranë-Peshkopi e bllokuar të premten dhe të shtunën

28/09 18:24
Credits to Apollon TV
Thirrja për shoferët: Rruga Tiranë-Peshkopi e bllokuar të premten dhe të shtunën

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se ky segment do të jetë i bllokuar nesër dhe pasnesër, nga ora 09:00-14:00.

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet për shkak se do të kryhet shtrimi i shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

Ky kufizim do të jetë në datat 29.09.2023 dhe 30.09.2023, nga ora 09:00-14:00, pra të premten dhe të shtunën ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve për për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, gjatë këtyre intervaleve kohore.

Njoftimi i plotë – Autoriteti Rrugor Shqiptar

Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.