
Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu! Një tjetër hetohet i lirë, ndërtoi pa leje

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, kapën dhe arrestuan shtetasin S. S 26 vjeç.. I riu u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, vitin e shkuar. Sakaq një 40 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan se shtetasi G. B., banues në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër, ishte duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.