Thellohet tragjedia në Fier: Nëna e dy fëmijëve që u godit për vdekje nga burri, priste fëmijën e tretë; ishte 6 javëshe shtatzënë

18/03 9:34
Credits to Apollon TV

Irvana Medinaj, 28 vjeçarja që u qëlluar për vdekje me thikë, mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte 6 javëshe shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u qëllua 31 herë me thikë nga burri i saj, në kokë dhe trup, derisa gjeti vdekjen.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë sot, sepse familjarët kanë thënë se e reja ishte 6 muajshe shtatzënë. Çifti kishin dhe dy fëmijë të tjerë të mitur, të cilët dyshohet se kanë parë gjithë skenën makabre. 

Newsbomb.al siguron fotot e çifti Irvana dhe Demokrat Medinaj. Dyshohet se ky i fundit e kreu krimin pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të afërmit e çiftit janë shprehur se ata nuk kishin kurrë konflikte mes tyre. 

Burimet kanë bërë me dije për newsbomb.al se, 28 vjeçarja Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.

Familjarët e autorit, i cili tanimë është në arrati, kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.

Por, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.