Tha se ishte kërcënuar se filmoi incidentin e Blendi Klosit, Policia e Beratit merr në pyetje qytetarin: Nuk pranon të bëjë kallëzim

05/04 12:09
Credits to Apollon TV
Tha se ishte kërcënuar se filmoi incidentin e Blendi Klosit, Policia e Beratit merr në pyetje qytetarin: Nuk pranon të bëjë kallëzim

Xhimi Gjishti, banori i fshatit Drenovicë në Berat, është marrë në pyetje nga Policia pasi në media është shprehur se është kërcënuar, meqë filmoi incidentin dje në takimin e ministrit Blendi Klosi.

“Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera”, ka thënë Gjishti për mediat.

Qytetari është shprehur se nuk ka bërë kallëzim pasi nuk ka besim te Policia, ndërsa Blutë e Beratit sqarojnë se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim kur është marrë në pyetje.

DVP Berat

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:

Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë.


© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.