Test edhe për të vaksinuarit apo ata që e kanë kaluar Covid. Është ky vendimi i qeverisë zvicerane për hyrjen në vend të personave që hyjnë nga jashtë.

04/12 12:43
Credits to Apollon TV
Test edhe për të vaksinuarit apo ata që e kanë kaluar Covid. Është ky vendimi i qeverisë zvicerane për hyrjen në vend të personave që hyjnë nga jashtë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Eropën dhe Punët e Jashtme.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

 

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.