
Tërmeti 7.7 ballë godet Australinë, rrezik për tsunami në këto shtete


Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Australinë këtë të mërkurë. Mediat vendase bëjnë me dije se tërmeti me madhësi 7.7 ballë goditi një zonë në juglindje të ishujve ‘Loyalty’, thellësia e tij ishte 6 milje nën sipërfaqen e oqeanit.
Ndërkohë në Australi, SHBA dhe Kanada është ngritur alarmi për një tsunami të mundshëm. Zonat e rrezikuara nga tsunami janë Kalifornia, Orgeon, Ëashington, Alaska, Kanadaja, British Columbia, Zelanda e Re, Figi dhe Samoa.
Brenda dy orëve zona është goditur nga dy tërmete të tjera me magnitudë 6 ballë.