Tentuan të vrisnin 33 vjeçarin nga Tropoja dje në Fier, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston 3 të rinj, 1 në kërkim (EMRAT)

17/04 10:05
Credits to Apollon TV
Tentuan të vrisnin 33 vjeçarin nga Tropoja dje në Fier, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston 3 të rinj, 1 në kërkim (EMRAT)

Tre të rinjë kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi pasditen e djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas tjetër, Pashk Palnika nga Tropoja por banues në fshatin Sulaj, Fier.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit:

– Kiri Menica, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).
– Mirand Menica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.
– Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.
– U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Robert Mernica, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”,  “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.