Tentuan të mbillnin hashash në shtëpitë e tyre, 1 i arrestuar dhe 1 i proceduar në Tepelenë

02/07 10:16
Credits to Apollon TV
Tentuan të mbillnin hashash në shtëpitë e tyre, 1 i arrestuar dhe 1 i proceduar në Tepelenë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tepelenë, pasi kan tentuar të kultivonin hashash në tokat pranë shtëpive të tyre. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.I banues në Lekdush dhe është proceduar penalisht shtetasi me ininciale Xh.Zh banues në fshatin Progonat, Tepelenë.

Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Tepelenë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., banues në fshatin Lekdush, Tepelenë dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. Zh., banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.