Tentuan të kalonin 20 mijë euro/ Procedohen penalisht 2 persona në Kakavijë

30/09 14:47
Credits to Apollon TV
Tentuan të kalonin 20 mijë euro/ Procedohen penalisht 2 persona në Kakavijë

Policia Kufitare ka proceduar penalisht dy shtetas pasi tentuan të kalonin shuma të konsiderueshme parash nga pika kufitare Kakavijë.
Pas kontrollit fizik të tyre u janë gjetur respektivisht shumat mbi 10 mijë euro.
Në total janë sekuestruar mbi 20 mijë euro dhe 100 dollarë. Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy shtetasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Policia Kufitare e pikës kufitare Kakavijeë, vijon angazhimin e saj për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.