Tentoi të kalonte kufirin me kanabis me vete, arrestohet 21-vjeçari në Kapshticë

29/05 16:52
Credits to Apollon TV
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis me vete, arrestohet 21-vjeçari në Kapshticë

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kapshticë, pasi është kapur me një sasi kanabis me vete.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Andrea Xhamollari, 21-vjeç banues në fshatin Potgorie.

Mësohet se 21-vjeçari po tentonte të kalonte kufirin, teksa është arrestuar pasi gjatë kontrollit në xhep të xhupit i është gjetur një sasi kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.