Tentativa e grabitjes ne Roskovec me nje te plagosur, dalin detaje te tjera

10/02 22:47
Credits to Apollon TV
Tentativa e grabitjes ne Roskovec me nje te plagosur, dalin detaje te tjera

Është hera e dytë që banesa e Arben Çepeles në Roskovec të Fierit tentohet të grabitet. Mesohet se 65-vjeçari ka djalin në Angli dhe me sa duket ky informacion iu ka shkuar dhe autorëve, që kanë tentuar mbrëmjen e sotme të grabisin banesën e tij, por pa sukses, teksa kanë lënë të plagosur kushëririn e tij 40-vjeçar. 

Mësohet se pronari i shtëpisë, 65-vjeçari Arben Çepele ka qenë në lokalin e 40-vjeçarit kur nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e tij dhe të kontrolluara nga telefoni ka parë rastësisht disa persona rreth shtëpisë. Ai është çuar menjëherë dhe së bashku me kushëririn janë përballur me grabitësit që kanë qenë 3-4 persona. 

Autorët kanë qëlluar me armë duke plagosur kushëririn e pronarit dhe ai me të njëjtin emër, 40-vjeçarin Arben Çepele. Ndërkaq policia e Fierit ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.