Tensionohet situata në Kavajë, plas arma brenda zyrës së Partisë Demokratike. Ka të plagosur

19/04 19:32
Credits to Apollon TV
Tensionohet situata në Kavajë, plas arma brenda zyrës së Partisë Demokratike. Ka të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Kavajë. Burime për mediat bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh brenda një zyre elektorale të PD në këtë qytet.

Mësohet se brenda zyrës elektorale ka pasur një konflikt mes disa personave, përplasje që ka degjeneruar deri në përdorimin e armës.Nuk dihet ende se kush ka qëlluar dhe pse, por pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Mësohet paraprakisht se i plagosur ka mbetur një person. Burime nga spitali i qytetit bëjnë me dije se i plagosuri Gledi Oshtuni 25 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.