
TENSIONE NË VERI, BEGAJ: KOSOVA DHE SERBIA TË DIALOGOJNË, TË RESPEKTOHEN MARRËVESHJET

Presidenti Bajram Begaj nga Azerbajxhani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm e që vendet ta shohin njëri tjetërin jo përmes mërive të së djeshmes, por sipas mendësive të se ardhmes. Sipas Begajt, stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm e se Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit.