Temperaturat rriten mbi 20°C, në nisje të javës tjetër priten “surpriza” që do zgjasin deri në fund të muajit

19/02 11:31
Credits to Apollon TV
Temperaturat rriten mbi 20°C, në nisje të javës tjetër priten “surpriza” që do zgjasin deri në fund të muajit

Temperaturat gjatë ditës së sotme dhe fundjavës pritet të kenë një rritje me 3-4°C, në krahasim me ditët e tjera të javës. Sipas Meteoalb, edhe java tjetër do vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të mira atmosferike.

“Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive. Megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt.

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur” njofton Meteoalb.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.