
Temperatura deri në 21°C, e premtja nis me diell dhe mbyllet me vranësia e reshje shiu


Dita e premte (sot) do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
– zonat malore 5°C deri në 19°C;
– zonat e ulëta 6°C deri në 21°C;
– zonat bregdetare 9°C deri në 20°C.