Telefonata që ngriti në këmbë policinë, civilët ndjekin këmba këmbës dy të rinjtë nga Fieri që lëviznin me blind

09/06 10:51
Credits to Apollon TV
Telefonata që ngriti në këmbë policinë, civilët ndjekin këmba këmbës dy të rinjtë nga Fieri që lëviznin me blind

Agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, kane ndaluar dy persona për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me a rmë dhe do kryenin një v rasje.

mësohet nga burimet policore se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë E.H dhe M.Q.

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj a rme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

Të dy të rinjtë nga Fieri, janë shoqëruar në ambjentet e komisariarit Nr.2 në Tiranë, ku pasi u morën në pyetje, janë lënë sërisht të lirë nga policia.

Ndërsa mjeti i tyre i blinduar me targa kosovare, me të cilin lëviznin në zonën e ish-bllokut, është s ekuestruar nga policia dhe po kryehen hetime të mëtejshme.

Identifikimi i këtij automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe zonës së ish-bllokut është bërë nga një telefonatë.

Sipas informacionit që ka mbërritur në polici,se brenda në makinë ka pasur a rmë dhe personat mund të realizonin një a tentat. Policia në rrugë operative ka mundur të lokalizojë këtë automjet dhe ka filluar ndjekjen e tij me agjentë civilë, për të mësuar më tepër rreth lëvizjeve të këtyre persona. Pas disa orë ndjekje në Tiranë,agjentët civilë kanë vendosur të ndërhyjnë duke ndaluar makinën dhe ushtruar kontroll për gjetjen e a rmëve, por pa rezultat.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.