Telefonata e rremë e çobanit që ngriti në këmbë policinë e Vlorës dhe Fierit.

22/11 11:33
Credits to Apollon TV

Një çoban lajmëroi policinë se kishte pasur të shtëna me armë midis fshatit Poro dhe Nosovelë të Vlorës.

Menjëherë policia e Vlorës dhe ajo e Fierit u vu në alarm dhe dërguan patrullat për të bllokuar rrugët në zonën e “Urës së Mifolit”.

Ngjarja u raportua si një atentat, por mesa duket informacioni kishte qenë i rremë. Çocani kishte marrë në telefon punonjësin e policisë së zonës, të cilët shkuan në vendngjarje, por pasi pyetën disa nga banorët ata u shprehën se nuk kishin dëgjuar asnjë të shtënë.

Pasi është vënë re se nuk kishte asnjë gjurmë të një atentati, apo të të shtënave me armë, policia e Vlorës dhe e Fierit e ka ndërprerë informacionin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.