
Teksa ka filluar qe prej 10:00 te mengjesit te sotem operacioni i nderhyrjes nga ajri te dy avioneve Kanader ne masivin pyjor Pishe Poro Darezeze , kryebashkiaku Armando Subashi ne nje prononcim per mediat ka pohuar se pavaresisht nderhyrjes, vatrat e zjarrit ne brendesi te pyllit jane teper te veshtira per tu fikur

Teksa ka filluar qe prej 10:00 te mengjesit te sotem operacioni i nderhyrjes nga ajri te dy avioneve Kanader ne masivin pyjor Pishe Poro Darezeze , kryebashkiaku Armando Subashi ne nje prononcim per mediat ka pohuar se pavaresisht nderhyrjes, vatrat e zjarrit ne brendesi te pyllit jane teper te veshtira per tu fikur dhe nese pas operacionit i cili do te vazhdoje gjate gjitha dites se sotme nuk do te neutralizohen plotesisht , do te vazhdoje edhe gjate diteve ne vijim. Era e forte favorizon riaktivizimin e vatrave ne brendesi te pyllit ka pohuar Subashi por maksimumi deri diten e neserme fale nderhyrjes nga ajri do te neutralizohen plotesisht, por ato do te mbahen nen kontroll per dite me radhe . Ndersa persa i perket pronareve te ketij masivi pyjor , Subashi ka pohuar se nuk ka dokumenta te plota por vetem certifikata pronesie dhe ka ardhur koha qe vete shteti duhet te miratoje akte te tilla ligjore qe nese nje pronar i nje pasurie te tille kombetare nuk i del per zot duke e lene ne meshire te fatit, shteti duhet tia konfiskoje.