“Të vrasin natën e të qajnë ditën”, gazetarja u kërkon falje publike mirditorëve

05/12 11:16
Credits to Apollon TV

Ka ngjallur debate e reagime te forta krahinizmi i perdorur nga gazetarja Klodiana Lala ne perballjen me ministrin e Brendshem Sandel Lleshaj kur tha se “mirditoret te vrasin naten e te qajne diten”. 

Pas ketyre reagimeve te forta, ka qene vete gazetarja qe ka reaguar me nje status publik ku shkruan se kerkon falje dhe se shprehja eshte perdorur pa te keq, ne debat e siper me Ministrin e Brendshem Lleshaj.

Reagimi i gazetares:
Ndjesë të gjithë mirditoreve, që janë ndier të fyer nga përdorimi i pavend i një krahinarizmi, mbrëmë në emisionin Opinion në një bisedë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. E mbingarkuar nga debati, etiketova me një tipologji aspak të përshtatshme një krahinë të nderuar si Mirdita.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.