Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një person, shpallet në kërkim autori

16/04 15:55
Credits to Apollon TV
Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një person, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Sulaj të qytetit të Fierit mesditën e kësaj të premteje. Bëhet me dije se një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një 44-vjeçar për motive të dobëta.

Bëhet me dije se 44-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli hyrj-dalje në qytetin e Fierit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.