
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, raportohet për një të plagosur, Policia jep detajet


Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.