Të shtëna me armë zjarri, 2 persona mbërrijnë me urgjencë të plagosur në spital

Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Rrogozhinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Paraprakisht, mësohet se dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, kanë mbërritur me urgjencë në spitalin e Durrësit pak minuta më parë.
Një prej personave që ka mbetur i plagosur është 20-vjeçari me inicialet K.LL.