
Të shtëna me armë në Shkodër

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, në lagjen Xhabiej.
Burime për media bëjnë me dije se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt njëri-tjetrit. Deri më tani raportohet se nuk ka të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar personat që kanë qëlluar me armë.