
Të shtëna me armë në Ferras, policia ne vendngjarje


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në Divjakë. Bëhet me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë dyshohet se të shtënat janë dëgjuar pranë banesës së ish punonjësit të Policise, Pëllumb Beqiri.
Beqiraj është një ish-polic, pasi deri disa muaj më parë ka qenë gardian në burgun e Fierit, ndërsa nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën që ai ka patur.

Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.