Të shtëna me armë në Durrës, nëna dhe i biri dërgohen me urgjencë në spital, arrestohet 45-vjeçari

23/02 19:50
Credits to Apollon TV
Të shtëna me armë në Durrës, nëna dhe i biri dërgohen me urgjencë në spital, arrestohet 45-vjeçari

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri këtë të martë në Durrës. Burimet bëjnë me dije se të plagosurit janë nënë e bir dhe autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.