Të shtëna me arëm tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut në Shkoder

22/12 20:37
Credits to Apollon TV
Të shtëna me arëm tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut në Shkoder

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të njohur si zona e pompave në afërsi të rrethrrotullimit të “5 heronjve”.

Nga informacionet e para dyshohet se është qëlluar në drejtim të një lokali.

Lokali në Shkodër që u qëllua me armë mbrëmjen e sotme është në pronësi të efektivit të policisë Alfred Pjetri. Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.