“Të mos ndahen njerëzit në bazë të vaksinave”, Rama me ministrin gjerman: Të lejohet lëvizja e lirë në BE

27/05 19:16
Credits to Apollon TV
“Të mos ndahen njerëzit në bazë të vaksinave”, Rama me ministrin gjerman: Të lejohet lëvizja e lirë në BE

Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama përmendi edhe çështjen e lëvizjes në vendet e BE.

Ai u shpreh se aktualisht, më e rëndësishme se konferenca e parë qeveritare, është lëvizja e lirë në vendet e BE edhe e personave që kanë marrë vaksina kineze apo ruse. Rama kërkoi ndihmën edhe të ministrit gjerman për këtë çështje.

“Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e vendimit për miratimin e kornizës negociuese të konferencës së parë ndërqeveritare pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë normalisht për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë shpresoj që të mos ndodhë kështu dhe uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye që të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë në bazë të rregullave”, u shpreh Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.