Të mitur me makinë e pistoletë/ Grabisin biznesin, aksidentohen në tentativë arratisjeje

25/09 14:07
Credits to Apollon TV
Të mitur me makinë e pistoletë/ Grabisin biznesin, aksidentohen në tentativë arratisjeje

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, si dhe u shpall në kërkim bashkëmoshatari i tyre. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se dy 16-vjeçarët , ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Nga pamjet e publikuara nga blutë e Tiranës, tre të rinjtë shihen teksa thyejnë xhamat e biznesit dhe futet për ta grabitur.

Policia thotë se pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur autmjetin me trafikndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Teksa puna po vijon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.