Të lehtësohen masat, Alimehmeti: Maska jo e detyruar në rrugë, të hiqet ora policore

12/05 15:17
Credits to Apollon TV
Të lehtësohen masat, Alimehmeti: Maska jo e detyruar në rrugë, të hiqet ora policore

24 orët e fundit shënuan pozitivitetin më të ulët të infektimeve në raport me testimet e kryera. Kjo situatë ndjeshëm e përmirësuar thotë Alimehmeti, vjen pasi një pjesë e konsiderushme e kanë kaluar virusin ndërsa të tjerë po vaksinohen.

Ndërkohë dy ditë më parë shefja për sëmundjet infektive, Silva Bino u shpreh kritike në lidhje me mosmbajtjen e maskës dhe në ambjente të hapura, veçanërisht aty ku ka grumbullime. Sipas Binos kjo mund të çojë në infektimin e personave ende të paprekur nga virusi. Ndërkaq specialistë po monitorojnë edhe për dy javë të tjera efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave që ndodhën ditën e zgjedhjeve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.