
Të hënën regjistrimi i popullsisë! Gjobë kush nuk pranon të përgjigjet!

Ashtu si dhe u njoftua disa ditë më parë edhe nga vetë kryeministri Rama, ditën e hënë 18 shtator, do të nisi regjistrimi i popullsisë. Do të jenë mbi 7.000 persona në terren të cilët do trokasin në dyert e të gjithë banorëve të vendit për të mbledhur të dhëna të detajuara. Ajo që duhet theksuar është fakti se qytetarët janë të detyruar të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion dhe duhet të plotësohet me korrektësi. Ata do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese, në rastin se qytetari anashkalon këtë detyrim deri tre herë do të ketë penaliteti, për të cilën do të marrin dhe gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Procesi i grumbullimit të dhënave do të zgjasi 6 javë. Ato do të grumbullohen në mënyrë digjitale çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre. Pyetësori përmban 100 kategori pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin, punësimin apo bujqësinë . Vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë nuk do të jenë me detyrim për t’u përgjigjur. INSTAT ka llogaritur se kostoja e këtij procesi është 16.9 milionë euro.