Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku në aksin kombëtar…

08/09 23:12
Credits to Apollon TV
Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku në aksin kombëtar…

Me përfundimin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut.

Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH.

Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara. Për të përballuar fluksin e larta të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit turistik u hapën përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.