Të dehur në një lokal në Shëngjin!Pronarët plagosën me armë dy të rinjtë

25/08 15:42
Credits to Apollon TV
Të dehur në një lokal në Shëngjin!Pronarët plagosën me armë dy të rinjtë

Të tjera detaje janë mësuar për përplasjen me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin, në hyrje të zonës së Ranës së Hedhun, ku mbetën të plagosur në këmbë dy persona.

Mësohet se të plagosurit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë ishin nën efektin e alkoolit në lokalin e 3 autorëve dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime. Ata fillimisht kanë debatuar me 3 vëllezërit Curri dhe më pas kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit për t’u konfrontuar fizikisht, gjë që çoi edhe në përdorimin e armës nga një prej vëllezërve.

Plumbat kapën pjesën e këmbëve dhe dy të dëmtuarit u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim tre vëllezërit Kristian, Bledar dhe Frajd Curri dhe po punon për kapjen e tyre, duke ngritur pika kontrolli me qëllim lokalizimin dhe prangosjen e tyre.

Ndërkohë në cilësinë e proves materiale u sekuestrian 3 gëzhoja pistolete, ndërsa janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet të ketë ndodhur, pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.