TAKTIKAT E POLICISË/ Si e shtypën protestën duke i ndjekur të rinjtë ‘këmba-këmbës’ në rrugët e ish-Bllokut, roli ‘kyç’ i CIVILËVE

11/12 22:35
Credits to Apollon TV
TAKTIKAT E POLICISË/ Si e shtypën protestën duke i ndjekur të rinjtë ‘këmba-këmbës’ në rrugët e ish-Bllokut, roli ‘kyç’ i CIVILËVE

Pritej që protesta e sotme t’i ngjasonte atyre të dy ditëve të mëparshme, ku protestuesit do të ishin në numër shumë të madh dhe të avantazhuar ndaj policisë, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

Efektivët e policisë ishin përgatitur mjaft mirë ditën e sotme, të mbrojtur edhe nga makinat ujë-hedhëse, por të favorizuar edhe nga numri jo shumë i madh i protestuesve.

Protesta filloi në bulevardin “Nënë Tereza”, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe filluan sulmin kundër policisë, por u tërhoqën kur makina ujë-hedhëse e policisë doli në shesh.

Policia filloi me arrestime që në fillim të protestës, ndryshe nga herët e tjera kur arrestimet bëheshin në fund të saj, ndërkohë që forcat e shumta të policisë i detyruan protestuesit të përçaheshin në disa grupe, për t’i shpëtuar arrestimeve.

Grupe të mëdha me efektivë i ndiqnin të rinjtë “këmba-këmbës”, deri sa ngeli vetëm një grup protestuesish me vetëm 30-40 persona, të cilët lëvizën në disa zona duke thyer semaforët dhe tabelat anës rrugëve.

Në zonën e Librit Universitar pati edhe një përplasje me efektivët e policisë, ku 2 punonjës të FNSH-së ngelën të plagosur, ndërsa protestuesit vazhduan rrugën e tyre drejt sheshit “Ëilson” dhe më pas te kthesa e “Komunës së Parisit”.

Pikërisht në afërsi të Komunës së Parisit policët e veshur civil hynë në lojë, duke i rrethuar dhe duke i detyruar të përçahen edhe më tepër dhe duke sjellë edhe fundin e protestës për ditën e sotme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.