Takimi i kryeministrit me kryebashkiakët, Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij, peshku qelbet nga koka

10/07 9:38
Credits to Apollon TV
Takimi i kryeministrit me kryebashkiakët, Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij, peshku qelbet nga koka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha ka publikuar një shkrim nga Zëri i Amerkës ku thuhet “qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit”.

Kreu i PD në postimin e tij shkruan me ironi se Rama është më i dëshmëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit.

Ndër të tjera ai shkruan se ky regjim është i korruptuar deri në palcë.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA” shkruan Basha në postimin e tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.