Takim mes tensioneve në Bruksel! Kurti e Vuçiç ulen në tryezë, pak pritshmëri

14/09 13:41
Credits to Apollon TV
Takim mes tensioneve në Bruksel! Kurti e Vuçiç ulen në tryezë, pak pritshmëri

Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Takimit Kurti-Vuçiç iu paraprinë dy takime më vete të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarin e posaçëm të Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak. I pari që u thirr në takim nga Lajçak dhe Borrell ishte Aleksandër Vuçiç në orën 09:00 dhe rreht një orë më vonë u thirr në takim Albin Kurti. Pas bisedave veç e veç me dy udhëheqësit, Lajçak e Borrell thirrën takimin e përbashkët Kurti-Vuçiç rreth orës 11:00. Temë diskutimi është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt. Marrëveshja me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që të pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës dhe i detyron ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.