Takim i papritur në zyrën e Edi Ramës, kryeministri thërret në Tiranë “në pikun e vapës” të gjithë kryetarët e Bashkive të PS

09/07 11:26
Credits to Apollon TV
Takim i papritur në zyrën e Edi Ramës, kryeministri thërret në Tiranë “në pikun e vapës” të gjithë kryetarët e Bashkive të PS

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet mesditën e sotme me të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë, nga radhët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve, bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 12.00 në Kryeministri.

Detajet dhe arsyeja e këtij takimi të papritur të kryebashkiakëve në zyrën e Edi Ramës nuk dihen ende.

Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.

Ndërkohë, shefi i SPAK Arben Kraja ka bërë me dije se në ditët në vazhdim nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate për abuzimet me tenderat. Aktorë të tjerë publikë janë shprehur se në sitë janë të 61 kryebashkiakët e vendit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.